Përgjegjësia e Korporatës

Ewopharma është e përkushtuar të zhvillojë biznesin në mënyrë etike, sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e të gjitha vendeve në të cilat operojmë. Jetësimi dhe promovimi i sjelljes etike të biznesit është me rëndësi të madhe për ne.

Ne përpiqemi të krijojmë një mjedis pune që promovon dhe inkurajon inovacionin, kompliancën, profesionalizmin dhe praktikat më të mira të industrisë, pasi ne i konsiderojmë këto gurëthemel të suksesit tonë. Ne u ofrojmë punonjësve tanë trajnim dhe edukim të vazhdueshëm, duke i pajisur ata me mjetet dhe njohuritë që u nevojiten për të kryer punën e tyre sipas standardeve më të larta të mundshme.

Kodi i Sjelljes së Biznesit i Ewopharma përmbledh parimet dhe rregullat që rregullojnë punën tonë dhe i referohet politikave dhe procedurave shtesë të kompanisë që janë pjesë e Programit tonë të Kompliancës. Ju lutemi na kontaktoni për detaje të mëtejshme.